Aktualitet

ME VIDEO- ‘Kujtuat se ma hodhët?’/ Drejtori i shkollës në Kamëz rreh me shpulla nxënësit

28 Mars 2022, 18:58 Nga DOSJA
ME VIDEO- ‘Kujtuat se ma hodhët?’/ Drejtori i shkollës

Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka. Emisioni Fiks Fare transmetoi video ku duket qartë drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla tre nxënës.

”Kujtuat se ma hodhët mua?,”- dëgjohet drejtori të thotë në video e më pas ushtron dhunë mbi nxënësit.

Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i kap në korridore apo jashtë klase.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’ në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon t’i takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje. Pavarësisht se gazetarët e presin për gati një orë drejtori u thotë që për çdo problem të drejtohen në Zyrën Vendore Arsimore Kamëz.

Gazetarët shkojnë në ZVA dhe takojnë drejtoreshën e këtij institucioni, Albana Imerajn e cila pasi pa videon tha se sjellja e drejtorit është e papranueshme. Duke dënuar dhunën fizike dhe psikologjike drejtoresha do ngrejë komision për të marrë menjëherë masë kundrejt drejtorit të shkollës Isa Boletini.

“Ne dënojmë fort dhunën verbale e jo më atë fizike, kjo është e papranueshme dhe do marrë masën e merituar” thotë Imeraj.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kamez përparim oka dhunon nxenesit kamez përparim oka dhunon nxenesit

Sondazh

Poll