Politike

VD-I ofrojnë karamele! Rama: Jam i ëmbël vetë, jepini 2 Ahmetajt (BISEDA me emigrantin)

28 Mars 2022, 10:51 Nga DOSJA
VD-I ofrojnë karamele! Rama: Jam i ëmbël vetë, jepini 2

DURRËS– Kryeministri Edi Rama u prit me ëmblësira në një nga apartamentet e reja në Manzë të Durrësit. Teksa iu ofrua karamele në shenjë mirëseardhje në shtëpinë e një çifti të moshuarish, Rama tha se nuk do sepse është ‘i ëmbël vetë’, duke kërkuar t’i jepeshin dy karamele ministrit Arben Ahmetaj pasi ‘ai është i hidhur’.

“Jam shumë i ëmbël vetë, jepja këtij dy se ky është i hidhur“, tha Rama.

Po ashtu, Rama ka shkëmbyer batuta dhe me një emigrant italian.

Pjesë nga biseda:

Rama: Si shkojnë punët në Itali?

Emigranti: Mirë shkojnë, jetojmë

Rama: Me çmimet?

Emigranti: Çmimet, qahen këta të Shqipërisë, por çmimet janë edhe atje, nafta…buzëqesh kur qahen këta, se nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Rama: Disa këtu nuk e dinë që për ta kapur fundin e muajit e keni më të vështirë ju andej. Atje të nxjerrin nga shtëpia.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama në durrës edi rama rama në durrës

Sondazh

Poll