Politike

Vendimi për Komisionin “Becchetti”, Bardhi: Banalitet! GJK në dëm të interesit publik

28 Mars 2022, 14:45 Nga DOSJA
Vendimi për Komisionin “Becchetti”, Bardhi: Banalitet! GJK

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për dosjen “Becchetti”. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet, duke mos i kursyer as akuzat ndaj GJK-së. Sipas tij, kjo Gjykatë po bëhet mburojë e korrupsionit të qeverisë.

“Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet! Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare,”-shkruan Bardhi.

SHIKO EDHE KËTË:

Opozita kërkoi Komision Hetimor për Becchettin, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi komisioni hetimor per bechettin gazment bardhi komisioni hetimor per bechettin

Sondazh

Poll