Politike

Çudit deputeti Sula: Basha ka një bllok që t’ia dorëzojë Berishës. Sa të jetë gjallë ai…

28 Mars 2022, 14:27 Nga DOSJA
Çudit deputeti Sula: Basha ka një bllok që t’ia

TIRANË– Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ende kanë kohë por t’u mbajtur por për deputetin e PD-së, Dashnor Sula, emri i fituesit është vetëm një: Sali Berisha. I ftuar në emisionin “ABC Live”, deputeti Sula parashikoi se kryetari do të jetë vetëm një; Berisha. Sipas tij, lider i PD do të jetë ai derisa ai të ndërrojë jetë, duke shtuar se vend ka vetëm për numrin dy të partisë.

“Berisha është kryetari i parë legjitim nga zgjedhjet e para të 90’ deri në 2022. Berisha kurrë nuk ka ikur nga PD. I uroj jetë të gjatë. Dhe jam i bindur që sa të jetë gjallë ai do jetë nr 1,  i PD. Nuk e di sa do jetë në këtë botë Berisha, atë e di vetëm. Se mund të mos jem edhe unë nesër. Do fillojë numri 1, pasi Berisha të mos jetë më në këtë botë. Njeriu shpreson gjithmonë për mirë. Sa të jetë Berisha, numër dy i PD do të ketë vend por jo numri një. Vota le ta vendosi. Se 99% e votave i merr Berisha,”- tha Sula.

Ndërkohë që shtoi se ish-kryedemokrati Lulzim Basha ishte hija e Berishës duke treguar se ky i fundit në çdo mbledhje nuk bënte asnjë lloj debati por vetëm mbante shënim në një bllok të tij. Këtë bllok shënimesh sipas Sulës, ish-kreu i PD-së ia ka dorëzuar liderit të përjetshëm të PD-së, duke iu referuar kështu Sali Berishës.

“Më bëri përshtypje se gjatë 5 orëve Basha nuk debatoi me një deputet. Dhe vetëm shkruante. Dhe në momentin që fliste shpejt dikush, Basha u thoshte që prit mos flit shpejt se do e shkruaj këtë.  I merrte të gjitha shënim, 5 orë. Nuk u kuq, nuk u verdh dhe aq më tepër për t’u nxirë. Kurrë nuk bëri debat dhe vetëm shkruante. U kam thënë që Basha duhet ta ketë temperaturën e trupi 35 gradë. Është i ftohtë, nuk kuqet nuk zverdhet nuk i lëviz nervi është rast për studim. Më 12 mars kam folur 35 minuta në mbledhje dhe Basha vetëm shkruante dhe i mbajti shënime. Arsyeja se pse Basha ka mbajtur shënim në bllokun e tij, të gjitha fjalë nga data 7 mars deri në më 12 mars është që ai të jetë një bllok që do i dorëzohet kryetarit të përjetshëm të PD. Ky bllok është që një kopje e ka zoti Basha dhe një kopje të jetë dorëzuar në një vend tjetër për të kuptuar çasjen dhe sjelljen të secilit deputete, se si do të jetë gjendja tani në PD dhe Grupin Parlamentar. Unë e shoh të zymtë. Dhe deklarata që është unifikuar nuk është e vërtetë,”- ka shtuar Sula.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula lulzim basha sali berisha dashnor sula lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll