Politike

VD-Zgjedhjet presidenciale/ Me kë bisedojnë nga PD? Balla: Me grupin parlamentar

28 Mars 2022, 09:48 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet presidenciale/ Me kë bisedojnë nga PD? Balla: Me grupin

TIRANË– Taulant Balla deklaroi sot se Partia Socialiste do të flasë me grupet parlamentare të PD-së pasi Presidenti zgjidhet në Kuvend. I pyetur nga gazetarët se me cilin grup të PD-së do të diskutojnë, Balla tha se do të ketë bisedime me grupet parlamentare për të zgjedhur një president të mirë dhe sipas tij që nuk krahasohet me Metën.


‘Grupet parlamentare janë ato që ju dini, çfarë ndodh në grupet parlamentare është çështje e tyre. PS gjithmonë ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve. Konsultimi për aq kohë sa Presidenti zgjidhet nga Kuvendi ndodh në Kuvend. Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për një president normal, dhe natyrshëm duke qenë se nuk kemi pasur një president mbi palët por palë e palëve të opozitës. Ne na duhet që Shqipëria në vitin 2022 të zgjedhë një president në aspektin diametralisht të kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shqipëria do të ketë një president ose presidente shumë më të mirë dhe të pakrahasueshëm me Metën”, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: VD- Rama mbledh grupin e PS-së, ministrat futen në këmbë, në fokus ekonomia

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grupi parlamentar i ps 28 mars 2022 taulant balla grupi parlamentar i ps 28 mars 2022 taulant balla

Sondazh

Poll