Politike

Belind Këlliçi zbulon detajin për mbështetësit e Bashës:S’kanë ardhur në seli që të premten

28 Mars 2022, 18:29 Nga DOSJA
Belind Këlliçi zbulon detajin për mbështetësit e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i grupit të Rithemelimit të PD, Belind Këlliçi tha se vijon puna për heqjen e dyerve të blinduara nga selia blu. Në një intervistë për “Radari informativ”, Këlliçi u shpreh se asnjë prej mbështetësve të Lulzim Bashës nuk është paraqitur në seli që prej ditës së premte e deri më sot.

“Kam qenë në tre ditët e fundit në seli. Një lajm i mirë që ka qytetarë që janë rikthyer. Askush nga mbështetësit e zotit Basha nuk kanë qenë prezentë. As zoti Alibeaj, kryetar grupi se nuk ka kryetar të komanduar është shkarkuar. Në godinë nuk ndodhet askush. Në ndryshim nga ata mentaliteti ynë është përbashkues. Mund të vinë kur të duan. Janë zhdukur nga dita e premte kur ne vajtëm në seli,”- u shpreh Këlliçi.

Ndërsa gjithashtu konfirmoi edhe ndryshimet në zyrën e shtypit, duke u shprehur se tani në “krye” ndodhet vetëm Silvi Bardhi.

“Në zyrën e shtypit nuk ndodhet asnjë tjetër përveç zonjës Silvi Bardhi. Kemi rikthyer në punë rojen,”- theksoi ai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll