Politike

Manja: Mbi 100 zyrtarë nën hetim, mos ta bëjnë gjumin e qetë, do t’i shfarosim

28 Mars 2022, 14:39 Nga DOSJA
Manja: Mbi 100 zyrtarë nën hetim, mos ta bëjnë gjumin e

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka paralajmëruar arrestime në rang zyrtarësh. Në një dalje për mediat, Manja tha se Drejtoria Anti-Korrupsion që është në varësi të Ministrisë që ai drejton, ka aktualisht në proces një hetim për tjetërsimet dhe falsifikimet me pronat, kryesisht në bregdet. Ministri Manja shtoi është shprehur se njësia antikorrupsion ka depozituar 15 kallëzime penale dhe është kërkuar hetim disiplinor për mbi 100 zyrtarë.

Në një dalje për mediat, Manja tha se Ministri Manja vlerësoi edhe aksionin e një dite më parë në Kadastrën e Sarandës, ku u arrestuan 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për shpërdorim detyre lidhur me pronat në bregdet.

Pjesë nga fjala e Manjës:

Përmes ankesave të ardhur në drejtorinë antikorrupsion kemi hedhur dritë mbi shumë raste abuzive. Në saj të kësaj pune hetimore kemi dërguar më shumë se 15 kallëzime penale dhe kemi kërkuar hetimin disiplinor të mbi 100 zyrtarëve. Kemi vënë re mangësi serioze në kuadrin rregullator dhe do të merren masa ndaj zyrtarëve që shkelin rregullat. Lufta kundër korrupsionit ka në thelb përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve. Objektivi ynë të marrim masa konkrete që fenomenin abuziv ta shfarosim nga çdo institucion. Këto raste të hetuara do të trajtohen me seriozitetin e duhur nga institucionet e drejtësisë së re. Ne kemi identifikuar vatra të nxehta ku shfaqen rëndon fenomene abuzive. Kemi vërejtur neglizhencë të autoriteteve. Të gjitha këto na kanë mundësuar që sot të ushtrojmë vigjilencë dhe të vlerësojmë nivelin e riskut për spektrin e veprimtarisë së institucioneve ku niveli i korrupsionit është i lartë. Asnjë zyrtar dhe ish-zyrtar abuzues me detyrën e shtetit tashmë nuk duhet të ndihet i sigurt dhe as ta bëjnë gjumin e qetë. Hetimi, kallëzimi dhe aksioni i djeshëm ka ardhur pas kallëzimit të një qytetari. Dua të ftoj qytetarët se denoncimet nuk duhet t’i bëjnë vetëm pasi ata nuk zgjidhin hall. Nëse qytetari mbaron punë me zyrtarin dhe pastaj ankohet minimumi është bashkëpunëtor në nxitjen e korrupsionit në Shqipëri. Duhet ta zhdukim këtë mentalitetin e mbarimit të hallit me paligjshmëri apo duke paguar nën dorë. Drejtoria Anti-Korrupsion ka në proces një superhetim me të gjitha abuzimet me pronën publike dhe private nga veriu në jug me fokus të veçantë bregdetin. Ish-zyrtarët pas përfundimit të këtij hetimi do jenë në duart e SPAK.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll