Sport

Calhanoglu harron për një moment takimin me Italinë, titulli kampion; mesazhi për Milanin

28 Mars 2022, 17:43 Nga DOSJA
Calhanoglu harron për një moment takimin me Italinë, titulli

ITALI- Hakan Calhanoglu ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të takimit që Turqia do të luajë ndaj Italisë. Mesfushori do të mbajë shiritin e kapitenit, pas largimit të Burak Yilmaz.

“Mendoj se ndeshja me Italinë do të shkojë mirë, të dyja skuadrat nuk do të mund të marrin pjesë në Kupën e Botës dhe janë të trishtuara. Italia është gjithmonë një nga Kombëtaret që preferoj më së shumti dhe gjithmonë më ka pëlqyer sistemi i tyre i lojës. Unë kam gjithmonë respektin maksimal për ta”.

Futbollisti turk më pas u ndal te titulli kampion në Itali, Milan është 6 pikë larg nga Inter që mban vendin e tretë dhe për këtë Calhanoglu ka diçka për të thënë. “Kur të kthehem në Itali, do të fokusohem te Inter dhe kampionati. Ndeshjen e parë pas rikthimit nga Kombëtaret do e luajmë kundër Juventusit, Milan është në krye, por ne kemi një lojë më tepër për të luajtur. Shpresoj që do të arrijmë te fitoret dhe në fund të jemi në krye.” Përfundoi Hakan Calhanoglu.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hakan calhanoglu hakan calhanoglu

Sondazh

Poll