Sport

Dueli ndaj Gjeorgjisë, Reja premton rotacion në fushë; mesazhi që ka për tifozët!

28 Mars 2022, 12:12 Nga DOSJA
Dueli ndaj Gjeorgjisë, Reja premton rotacion në fushë; mesazhi

SHQIPËRI- Pasditen e nesërme, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për këtë muaj ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ora 18:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i ekipit Kombëtar Edoardo Reja ka analizuar paraqitjen e kuqezinjve ndaj Spanjës dhe duke folur edhe për ndeshjen e ardhshme.

“Nuk është se kam ndonjë mesazh për tifozët sepse ata gjithmonë na kanë mbështetur dhe kanë qenë gjithmonë aty për ne. Kemi bërë një ndeshje të mirë ndaj Spanjës. Sigurisht që unë do të doja të bënim të njëjtën paraqitje edhe ndaj Gjeorgjisë, ashtu siç luajtëm edhe ndaj Spanjës, pavarësisht se rezultati nuk ishte pozitiv në fund. Do të ketë shumë ndryshime edhe në mesfushë, por më duhet t’i vlerësoj të gjithë situatat, të gjithë lojtarët.

Paraqitja ka qenë pozitive, ka pasur shumë entuziazëm nga ana jonë. Spanja është një ekip që është favorite për të fituar Botërorin dhe e kemi parasysh që me çfarë rivali jemi përballur. Loja më ka pëlqyer, e vetmja gjë që më vjen keq është se pësuam atë golin në minutën e 90-të. Një barazim do të ishte një rezultat që do të na bënte shumë mirë në aspektin moral.”, tha Reja.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport reja shqiperia reja shqiperia

Sondazh

Poll