Sport

Januzaj drejt Serie A, mesfushori do të transferohet me kosto zero; tundohen dy klubet

28 Mars 2022, 11:23 Nga DOSJA
Januzaj drejt Serie A, mesfushori do të transferohet me kosto zero;

ITALI– Adnan Januzaj është gati të zbarkojë në futbollin italian. Pasi ka provuar kampionatin anglez, gjerman dhe spanjoll, në CV-në e tij mungon edhe ai italian dhe duket se lojtarin shqiptar i cili përfaqëson Belgjikën e tundon një mundësi e tillë.

Në të kaluarën, për Januzajn ishte interesuar Milan, por kërkesat e Real Sociedad bënë që kuqezinjtë të tërhiqeshin nga gara për lojtarin ofensiv.

Tashmë në skenë ka dalë Napoli dhe menaxheri pranon se Januzaj është gati për një sfidë në një skuadër si ajo napolitane. Kontrata e 27-vjeçarit skadon këtë sezon dhe për Napolin do të ishte një goditje me parametra zero.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport januzaj napoli real sociedad januzaj napoli real sociedad

Sondazh

Poll