Sport

Roma ka vend vetëm për njërin, Kumbulla duel për fanellën e titullarit me brazilianin

28 Mars 2022, 12:01 Nga DOSJA
Roma ka vend vetëm për njërin, Kumbulla duel për

ITALI- Roma ka nevojë për para dhe në qershor klubi italian do të detyrohet të shesë. Drejtuesit kanë menduar ta nisin nga mbrojtja. Duke marrë parasysh 33 vitet mbi supe, Chris Smalling duket se ka më pak të ngjarë të largohet nga kryeqyteti. Nga ana tjetër, për arsye të ndryshme, Kumbulla dhe Ibañez janë në merkato.

Gianluca Mancini luajti në playoffin e Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut. Mungonin Bonucci dhe Chiellini, por fakti që mbrojtësi i qendrës zuri një nga dy vendet tregon shumë për faktin se ai mund të bëhet një pikë referimi për Italinë e së ardhmes. Edhe Mourinho nuk heq dorë kurrë nga mbrojtësi pavarësisht një viti me ulje-ngritje: 25-vjeçari ka humbur vetëm tre ndeshje në kampionat, por të gjitha për shkak të skualifikimeve (18 kartonë të verdhë në sezon, plus një i kuq.)

Marash Kumbulla të jep ndjesinë e të qenit një lojtar që po lulëzon. Pas një fillimi të komplikuar, në fund të vitit 2021 shqiptari pati rritje, duke luajtur së fundmi 4 ndeshje radhazi në Serie A (Sassuolo, Verona, Spezia dhe Atalanta) duke përfituar pikërisht nga dëmtimi i Ibañez. Përveç konkurrimit për një fanellë nga tani deri në fund të kampionatit, mund të jenë Kumbulla (lindur më 2000) dhe Ibañez (lindur më 1998), ata që po luftojnë për qëndrimin e tyre te Roma. Karakteristikat e të dyve janë dukshëm të ndryshme: shqiptari është më teknik dhe fizik, braziliani më i shpejtë dhe konkurrues “i keq”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibanez kumbulla roma ibanez kumbulla roma

Sondazh

Poll