Sport

Do të qëndrojë apo do të largohet nga stoli i Italisë? Mancini zbulon vendimin e marrë

28 Mars 2022, 11:08 Nga DOSJA
Do të qëndrojë apo do të largohet nga stoli i Italisë?

ITALI– “RIKTHEHEMI”, kjo është fjala që përdori Roberto Mancini dhe tregon vendimin për të mbetur në stolin e kombëtares. Trajneri i Italisë e konfirmoi praktikisht në prag të ndeshjes kundër Turqisë: “Këto ditë fola me presidentin Gravina dhe jemi në të njëjtën linjë. Le të luajmë këtë ndeshje që duhet respektuar dhe më pas do të takohemi sërish.Duhet të rifillojmë sërish, zhgënjimi është i madh, por të mos harrojmë që kjo skuadër fitoi kampionatin evropian gjashtë muaj më parë.”

Presioni i presidentit të Federatës dhe zëri i tifozëve duket se kanë qenë vendimtare për ta bërë atë të ndryshojë mendje: “Më vjen mirë, nuk është e lehtë të marrësh vendime pas një zhgënjimi të tillë. Këta djem kanë bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe e merituan Kupën e Botës. Ne duhet të kuptojmë lojtarët, gabimet dhe të mendojmë për to”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport italia mancini italia mancini

Sondazh

Poll