Sport

“Pas ndeshjes, dhoma e zhveshjes ishte…”/ Gjimshiti kërkon kthesën ndaj Gjeorgjisë

28 Mars 2022, 12:17 Nga DOSJA
“Pas ndeshjes, dhoma e zhveshjes ishte…”/ Gjimshiti

SHQIPËRI– Për Berat Gjimshitin ndeshja miqësore që do të luhet ndaj Gjeorgjisë këtë të martë në orën 19:45 në “Air Albania” do të jetë shumë ndryshe nga ajo ndaj Spanjës, pasi kualitetit i lojtarëve nuk është i njëjti.

Duke folur në konferencën për mediat nga Barcelona në prag të këtij takimi, mbrojtësi i Kombëtares theksoi se humbja ndaj Spanjës ndodhi për shkak të humbjes së përqendrimit në minutat e fundit.Gjimshiti tha ndër të tjera se ajo çfarë ndodhi në miqësore nuk u ndikua aspak nga frika, pasi sipas tij të luash përballë Spanjës është kënaqësi më vete.

“Më shumë zhgënjim, sidomos pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes, çdokush ishte shumë i mërzitur sepse ishte një moment edhe historik për në, që luanim ndaj një Kombëtareje kaq të fortë dhe të merrnim atë rezultat në Spanjë si gjë e bukur dhe ishim të gjithë të mërzitur.

Besoj se me ndeshjen që bëmë kundër Spanjës tifozët e kanë parë që dhamë gjithçka në fushë, por me Gjeorgjinë do jetë një ndeshje ndryshe edhe pse luajnë shpejt, pasi kualiteti nuk është i njëjtë si ai i Spanjës, por besoj do jetë një ndeshje ndryshe dhe do kemi më shumë raste.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjimshiti shqiperia gjimshiti shqiperia

Sondazh

Poll