Sport

“Është një zgjedhje e vështirë, por…”/ Juventus-Inter, vjen vendimi i tifozëve zikaltër

28 Mars 2022, 17:16 Nga DOSJA
“Është një zgjedhje e vështirë,

MILANO– Përmes një njoftimi, grupi i tifozëve të Interit ka bërë të ditur se nuk do të jenë prezent në tribunë për ndeshjen Juventus-Inter.Përmes një njoftimi për shtyp në faqen e Facebook “L’urlo della Nord”, grupi i tifozëve zikaltër njoftoi mungesën në tribuna në Derbin e Italisë.

“Nord nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen Juventus-Inter më 3 prill. Ne nuk do të japim shpjegime për të mos shkaktuar polemika të zakonshme dhe të kota. Ne kemi arsyet tona dhe kjo duhet të mjaftojë për lexuesin, mjafton të dish se është një mendim i përbashkët nga të gjithë drejtuesit e grupeve”.

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit do të jetë një udhëkryq për sezonin e Interit, por tifozët zikaltër nuk do të jenë aty.”Është një zgjedhje e dhimbshme, por e pashmangshme. Asnjë ndeshje, madje as më e rëndësishmja, nuk mund të anashkalojë kurrë thelbin e asaj që jemi. Ne jemi të gjithë ata që bëhemi një”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter juventus tifozet e interit inter juventus tifozet e interit

Sondazh

Poll