Sport

Përfundon “aventura” spanjolle e Kombëtares, Balliu, Bare dhe Uzuni mbesin në Barcelonë…

28 Mars 2022, 10:44 Nga DOSJA
Përfundon “aventura” spanjolle e Kombëtares, Balliu, Bare

SPANJE – Ka përfunduar “aventura” e kuqezinjve të Kombëtares shqiptare në tokën spanjolle.

Pasi kanë zhvilluar të shtunën në mbrëmje miqësoren ndaj “La Rojas” së Luis Enrikes, ndeshje të cilën e humbën 2-1, Kombëtarja shqiptare ka qëndruar në qytetin katalan e grumbulluar.

Sot, në mesditë kuqezinjtë do të nisen nga Barcelona për të mbërritur në Tiranë.

Nga burimet pranë Kombëtares, “Dosja.al” mëson se trajneri Edi Reja u ka dhënë leje futbollistëve “spanjollë” të kuqezinjve Balliu, Bare dhe Uzuni, që të mos udhëtojnnë me skuadrën drejt Tiranës, por të qëndrojnë në Spanjë.

Kësisoj, të tre futbollistët kuqezinj, nga një çdo repart, do të mungojnë në radhët e Kombëtares për ndeshjen e nesërme miqësore nga Gjeorgjisë, e cila do të zhvillohet në “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:00.

Sipas burimit, arsyet kanë qenë: Keidi Bare ka pësuar nje dëmtin, ndaj është lënë në Barcelonë për t’u rikuperuar, ndërsa Ivan Balliu ka patur për të kryer dozen e tretë të vaksinës anti-Covid. Myrto Uzuni është lënë i lirë pasi skuadra e tij kishte nje ndehje tepër të rendësishme në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kombetarja shqiptare e futbollit kuqzinjte trajneri reja i beson sulmin balës kombetarja shqiptare e futbollit kuqzinjte trajneri reja i beson sulmin balës

Sondazh

Poll