Aktualitet

Gilmando Dani del nga ‘regjimi 41 bis’, transferohet në burgun e Rrogozhinës

28 Mars 2022, 16:54 Nga DOSJA
Gilmando Dani del nga ‘regjimi 41 bis’, transferohet në burgun

TIRANË- Anëtari i grupit Shullazi, Gilmando Dani ka dalë nga regjimi i posaçëm ’41 bis’. Mësohet se Dani do të transferohet në burgun e Rrogozhinës, ku dhe do të vuajë dënimin prej 12 vitesh burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Grupi e ka apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e regjimit “41 biss”.

Zbatimi i regjimit 41-bis në burgjet shqiptare ka nisur që prej gushtit të 2020. Në ato qeli qëndrojnë  të burgosurit me rrezikshmëri të lartë apo ata që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes e burgosjes. Banda e Shullazit me shtatë anëtarët: Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, si dhe Arbjon Aliko e Genci Balla ishin shtatë të parët që u bënë pjesë e këtij regjimi.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll