Aktualitet

Shembja e hotelit, pronari: Ta dëgjojnë oligarkët e Ramës, vetëm po ishin prej hekuri…

28 Mars 2022, 15:35 Nga DOSJA
Shembja e hotelit, pronari: Ta dëgjojnë oligarkët e Ramës,

VLORË– Një familje në Radhimë të Vlorës nuk pranon që t’u shembet hoteli i tyre, pasi pretendojnë se e kanë me të gjitha dokumentat e nevojshme. Të gjithë pronarët e godinës, hotel dhe kafe, kanë refuzuar që të dalin, teksa brenda në shtëpi është edhe një fëmijë 3 vjeç. Për mediat, ata janë shprehur se nuk do ta pranojnë shembjen duke kujtuar se shpesh herë vizitor kanë pasur edhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin dhe vëllanë e tij.

“Kemi 30 vite vjet, jam rrahur për PS, dërgo këta, punëtorët. Kemi 30 vite këtu, pse futesh në tokën time? Aty të rrinë, se aty do të ngjitemi dhe në, të gjithë të vdekur, 30 vite punë”, tha një qytetar. Nuk jemi serb ne o çuna, kemi 30 vite këtu. Po masakroni një familje. Është djali 3 vjeç aty, ishalla ua bëjnë dhe familjeve tua (u drejtohet policit). Dëgjojeni fëmijën, është 3 vjeç. Një gjë merreni vesh, ta dëgjojnë edhe oligarkët e Edi Ramës, vetëm po të jeni prej hekuri…Hajde na vrisni me radhë. 13 familje këtu, ç’do hamë ne? Pronën nuk e marrin dot ata! Kaq! Edhe para zgjedhjeve ka ardhur ai sekretari i Përgjithshëm (Damian Gjiknuri) bashkë me vëllanë këtu. Ore lokalin poshtë e kemi pa dokumenta, po jo shtëpitë. Ku jemi këtu? Jemi bërë si në Ukrainë,”-flasin pronarët.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Vlorë/IMT do prishë hotelin, qytetari tenton të hidhet nga tarraca: Mos u afroni

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll