Aktualitet

Duan t’i shembin hotelin në Radhimë, sipërmarrësja italiane: Jam e demoralizuar

28 Mars 2022, 15:24 Nga DOSJA
Duan t’i shembin hotelin në Radhimë, sipërmarrësja

RADHIMË- Mariana Carrillo, ka marrë me qira një hotel në zonën turistike të Radhimës, por sot i kanë shkuar forcat e Policisë së Shtetit dhe mjetet e IMT-së për t’ja hedhur në tokë. Ajo doli para kamerave duke qarë, duke shpjeguar se ka marrë leje qëndrimi në Shqipëri, duke vendosur si vendbanim pikërisht objektin që do të shembet. Ndërsa shton se historinë nuk do ta lërë me kaq, pasi ka paguar rregullisht taksa. 

Kam ardhur që të punoj këtu. Kam leje qëndrimi për 5 vjet. Nuk kanë ardhur tek unë, s’di asgjë. Dhe e dinë që jam e qëndroj këtu. Si ti di unë ligjet shqiptare? Noteri duhet të më njoftojë. Nuk mbaron këtu. Kjo gjë do shkojë shumë në BE. Dua të punoj se hoteli nuk ka nisur sot, por që kur kam shkelur në këtë vend. Ndjehem italiane dhe jam e demoralizuar lidhur me këtë që po ndodh,“-tha Mariana Carrillo.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Vlorë/IMT do prishë hotelin, qytetari tenton të hidhet nga tarraca: Mos u afroni

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mariana carrillo radhime mariana carrillo radhime

Sondazh

Poll