Aktualitet

Radhimë/ Avokatja e sipërmarrëses italiane: Na prishet imazhi! Do kërkojmë dëmshpërblim

28 Mars 2022, 15:20 Nga DOSJA
Radhimë/ Avokatja e sipërmarrëses italiane: Na prishet imazhi! Do

VLORË- Elona Mone, përfaqësuesja e shtetases italiane, Mariana Carrillo, e cila ka marrë me kontratë qiraje në hotelin në Radhimë ku ditën e sotme u regjistruan tensione ka deklaruar se do të kërkojnë dëmshpërblim për gjendjen e rëndë psikologjike që i kanë shkaktuar klientes së saj. Sipas saj, Mariana Cariglia tha se ka investuar në këtë hotel dhe se këtë çështje do e ndjek përmes gjykatës deri në fund, duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT-së për të prishur objektet.

“Zonja është shtetase italiane, ka aplikuar për leje qëndrimi, ka një kontratë qiraje. Ka rezultuar se ky objekt është skualifikuar. Policia duhet të ketë dijeni se kjo zonjë ka vendosur si vendbanimi këtë objekt. Zonja, shtetase italiane ka paguar taksa. Objekti është skualifikuar pa dijeninë e askujt. Të paktën nga dokumenti që kemi parë nuk ka një firmë të pronarit. Duhet të kishte një nënshkrim apo refuzim nga ana e pronarit që ai të ndiqte rrugën administrative. Jemi përpara të disa të drejtave që po shkelen të pronarit dhe disa të drejta që po shkelen shtetases italiane e cila ka një kontratë qiraje 5-vjeçare. Dhe pa i lënë kohë dhe afat që të zhvendoset. Dua të theksoj se duhet vazhduar me procedurë të ligjshme.

Jemi në sezon turistik. Zonja ka paguar taksa për shfrytëzimin e objektit. Nuk e di se çfarë impakti do të bëjmë ne para shtetasve italianë që duan të investojnë në Shqipëri. Edhe nëse do kishte dijeni pronari duhet të jepnin një afat kohor të përcaktuar edhe për shkak të marrëdhënieve dy palëshe që ka mes palëve. Zonja ka turistë. Janë terrorizuar. Vetë zonja ka banesën aty. Do kërkojmë dëmshpërblim nga instancat që kanë vepruar sepse zonja është në gjendje psikologjike të shkatërruar. Unë bashkë me avokatin tjetër jemi duke ndjekur çështjen,”-tha Elona Mone.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Vlorë/IMT do prishë hotelin, qytetari tenton të hidhet nga tarraca: Mos u afroni

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mariana carrillo mariana carrillo

Sondazh

Poll