Aktualitet

Helmim masiv në Durrës! Gratë e një kompanie përfundojnë në spital në gjendje të fikëti

28 Mars 2022, 11:47 Nga DOSJA
Helmim masiv në Durrës! Gratë e një kompanie

DURRËS– Disa punonjës të një kompanie në Durrës janë asfiksuar. Mësohet se ngjarja është regjistruar këtë mesditë. Punonjëset kanë mbërritur në urgjencën e spitalit të Durrësit ku po marrin trajtim pasi kanë pasur gjendje të fikëti, këputje e ndjesi të vjellash.

Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për helmim nga toksinat në ambientet e kompanisë ku punojnë, por do të jenë analizat toksikologjike që do të përcaktojnë shkakun e helmimit. Gratë janë punonjëse të një ndërmarrjeje që ndodhet në superstradën Durrës-Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:  

Helmimi në Durrës, 5 punonjëset: Në kompani u hodh bar miu

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll