Aktualitet

E rëndë në Vlorë/IMT do prishë hotelin, qytetari tenton të hidhet nga tarraca: Mos u afroni

28 Mars 2022, 13:37 Nga DOSJA
E rëndë në Vlorë/IMT do prishë hotelin, qytetari tenton

VLORË– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Radhimë për të shembur një hotel me tre kate për t’i hapur rrugë një projekti për zonën. E gjithë zona është e mbushur me efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë tentuar që të nxjerrin jashtë pronarët dhe disa turistë. Por në një moment, kryefamiljari u ka shpëtuar dhe ka marrë djalin e mitur e është ngjitur mbi tarracën e hotelit.

“Kati i parë ishte me certifikatë pronësie. Mos të afrohen. Kati i parë është legalizuar, katet e tjera janë në proces. Jemi pronarë me ligjin 7501. Do hidhem po u afruat,”-dëgjohet teksa thotë pronari. 

Sipas IKMT lajmërimi i pronarëve është bërë që ditën e premte, ndërsa thotë se objektet që do të shemben sot nuk janë më pjesë e procesit të legalizimit, ndërkohë që pronarët pretendojnë të kundërtën, duke u shprehur se janë përfitues me ligjin 7501 duke theksuar se hoteli dhe beach-bari janë në proces legalizimi. Madje që prej muajit dhjetor ia ka dhënë me qira një shtetaseje italiane.

Mariana Cariglia ka dalë duke qarë para kamerave duke u shprehur se ka investuar në këtë hotel dhe se këtë çështje do e ndjek përmes Gjykatës. Familja nga Vlora nuk është dakord që banesa të shembet, pasi e ka me letra të rregullta, ndërsa tanimë objekti aktualisht është marrë me qera nga një shtetase italiane me kontratë 5-vjeçare, e cila ka kërkuar edhe ndihmën e Konsullatës italiane në Vlorë. Por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë që të deri më tani të paktën 10 objekte, bare, hotele e restorante që janë të planifikuara për t’u shembur në Radhime, e gjitha në kuadër të aksionit “Bregdeti ynë”.


SHIKO EDHE KËTO:

Shembja e hotelit, pronari: Ta dëgjojnë oligarkët e Ramës, vetëm po ishin prej hekuri…

Duan t’i shembin hotelin në Radhimë, sipërmarrësja italiane: Jam e demoralizuar

Radhimë/ Avokatja e sipërmarrëses italiane: Na prishet imazhi! Do kërkojmë dëmshpërblim

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet radhime shembet hoteli ne vlore radhime shembet hoteli ne vlore

Sondazh

Poll