Aktualitet

Rusia i ‘mbyll dyert’ Shqipërisë, dekret për të kufizuar hyrjen nga shtetet “jomiqësore”

28 Mars 2022, 15:20 Nga DOSJA
Rusia i ‘mbyll dyert’ Shqipërisë, dekret për të

RUSI-Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se regjimi i Putinit po përgatit kufizime për hyrjen nga shtetet “jomiqësore” në mes të luftës në Ukrainë ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Në një deklaratë të dhënë pak minuta më parë, Lavrov tha se është duke u hartuar një projekt-dekret për masat ngaj vendeve ‘jomiqësore’.

Një projekt-dekret presidencial është duke u zhvilluar për masat hakmarrëse të vizave në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të një numri shtetesh të huaja,” tha Lavrov.

Lavrov tha se ky vendim do të sjellë disa kufizime për hyrjet në Rusi.

Ky akt do të sjellë një sërë kufizimesh për hyrjen në Rusi“.-shtoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin në fillim të muajit ka dhënë disa udhëzime ku është hartuar një listë  me vendet ‘jomiqësore’ të Rusisë. Lista e cila thuhet se është urdhëruar nga vetë Putin të bëhet publike, përfshin edhe vendin tonë pas qëndrimeve që qeveria shqiptare mbajti kundrejt luftës në Ukrainë. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë si dhe ka ofruar mbështjetjen e tij për popullin ukrainas. Shqipëria gjithashtu ka votuar pro rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundrejt Rusisë.

Ndër vendet e tjera të shpallura armike janë: SHBA, Ukraina, Bashkimi Evropian, si dhe Australia, Andorra, Britania e Madhe, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapor, Tajvan, Mal i Zi, Zvicër, Japoni.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lufta ukraine-rusi marredheniet rusi-shqiperi sergei lavrov lufta ukraine-rusi marredheniet rusi-shqiperi sergei lavrov

Sondazh

Poll