Aktualitet

Sherr masiv në Kombinat, të rinjtë zihen me leva, Policia: I kemi shoqëruar

28 Mars 2022, 11:56 Nga DOSJA
Sherr masiv në Kombinat, të rinjtë zihen me leva, Policia: I kemi

TIRANË– Një grup të rinjsh janë përleshur me leva. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Kombinat mesditën e sotme, në zonën e njohur si ‘Fabrika e Qelqit’. Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë, por bën me dije se dy të rinjtë, të identifikuar vetëm me inicialet D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, janë shoqëruar për në Komisariatin nr.6. Megjithatë shton se ende nuk janë zbardhur rrethanat e sherrit, duke e lënë mister arsyen që ka shkaktuar përleshjen mes të rinjve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.03.2022, në Kombinat, në Rrugën e Qelqit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, shtetasit D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, të cilët janë shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes sherr masiv ne kombinat policia e tiranes sherr masiv ne kombinat

Sondazh

Poll