Aktualitet

Opozita kërkoi Komision Hetimor për Becchettin, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD

28 Mars 2022, 14:21 Nga DOSJA
Opozita kërkoi Komision Hetimor për Becchettin, Kushtetuesja

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të ashtuquajturën dosja ‘Becchetti’. Siç edhe bëhet me dije nga vendimi, trupa gjykuese nuk ka rënë dakord për të hapur një dosje. Në argumentimin e saj, Gjykata shprehet se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për të lejuar ngritjen e Komisionit Hetimor, që nuk e ka marrë mbështetjen e maxhorancës kur është hedhur për votim në Kuvend. Deri më tani, i vetmi reagim ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili nuk i ka kursyer akuzat ndaj GJK, duke u shprehur se ky insitutucion është në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare. Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me vendimin nga ana e maxhorancës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 10.03.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se ¼-ta e deputeteve), me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”””.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin e ¼-ës të deputetëve që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues në raport me ¼-ën e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Konkretisht PD kishte 2 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese; Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti. Po ashtu, PD kërkonte të hetonte veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Becchettin për pastrim parash.

Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Ndërkohë që në Shqipëri, biznesmeni italian Francesco Becchetti është shpallur fajtor për katër akuza nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 17 vite burg. Ai u shpall i fajshëm për: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Vendimi për Komisionin “Becchetti”, Bardhi: Banalitet! GJK në dëm të interesit publik

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet francesco becchetti gjykata kushtetuese komisioni hetimor per bechettin francesco becchetti gjykata kushtetuese komisioni hetimor per bechettin

Sondazh

Poll