Aktualitet

Rama mandaton Ballën, Spiropalin e Gjiknurin, nisin konsultat për Presidentin (Detaje)

28 Mars 2022, 09:03 Nga DOSJA
Rama mandaton Ballën, Spiropalin e Gjiknurin, nisin konsultat për

TIRANË– Partia Socialiste ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin, për nisjen e negociatave me grupet parlamentare dhe deputetët për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi Ilir Metës i mbaron mandate më 24 korrik. Lajmi u bë me dije nga kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, pas një mbledhjeje të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me grupin parlamentar të PS-së. Në këtë mbledhje që ka zgjatur një orë mësohet se janë diskutuar çështjet ekonomike, inspektimet e bëra në terren për rritjen e çmimeve, e kryesisht të karburanteve, por thelbësore ka qenë tema e zgjedhjes së Kreut të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes, Balla tha se vendit i duhet një President mbi palët e që sipas tij në aspektin diametralisht të kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Ai tha se do të nisë konsultimet me grupet parlamentare brenda Kuvendit të Shqipërisë e të gjitha palët. Balla shtoi se deputetëve u kanë kërkuar një listë me kandidatët që mendojnë për në krye të shtetit. I pyetur nga gazetarët se nëse do të ketë ndryshime në qeveri, Balla tha prerë se nuk është diskutuar asgjë e tillë në mbledhje.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të atij aktual. Deri më tani nuk ka asnjë propozim për emra, as nga maxhoranca e as nga Opozita.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-Zgjedhjet presidenciale/ Me kë bisedojnë nga PD? Balla: Me grupin parlamentar

VD-‘Nuk kemi pasur president normal’/ Gazetarja: Vetë e zgjodhët. Balla: Pak respekt

VD-Ndryshime në Qeverinë Rama? Balla: Ju i lëshoni vetë lajmet, verifikojini…

Zgjedhjet për presidentin/Balla: Po afron dita, deputetët të paraqesin ‘short list’ me emra

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi parlamentar i ps 28 mars 2022 grupi parlamentar i ps 28 mars 2022

Sondazh

Poll