Aktualitet

Zjarri, efektivët njoftuan kur flakët dolën jashtë kontrolli! Micin s’e pranonte psikiatria

28 Mars 2022, 10:38 Nga DOSJA
Zjarri, efektivët njoftuan kur flakët dolën jashtë

TIRANË– Në dhomën e izolimit në komisariatin nr.5 në Kamëz ku mbeti i vdekur 26-vjeçari Arben Mici, është gjithçka e e errët dhe me shenjat e hirit të mbetur nga zjarri. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë e fajtori tashmë është Mici, dhoma nuk është pastruar ende, pasi është akoma nën survejimin e grupit hetimor që po merret me ngjarjen. Dosja.al mëson se efektivët e komisariatit të policisë nr.5 në Kamëz janë përpjekur të shuajnë vetë flakët që përfshinë dhomat e izolimit mbrëmjen e të shtunës. Zjarri ka rënë ne orën 20:53 dhe rreth 30 minuta më pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Fillimisht efektivi Hajredin Boja dhe kolegu i tij kanë tentuar të shuajnë zjarrin vetë, dhe kur flakët u kanë dalë jashtë kontrollit kanë telefonuar forcat zjarrfikëse. Por, 30 minuta mjaftuan për t’i marrë jetën 26-vjeçarit Arben Mici, për të plagosur të dënuarin Dilaver Idrizi e vetë efekivin Boja që është ende në gjendje të rëndë.

Përpara grupi hetimor, Idrizi që ndodhet ende në spital pasi ka djegie në 20% të trupit është shprehur se është nxjerrë nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Hajredin Boja, i cili ishte përgjegjësi i dhomave të izolimit. Punonjësi i policisë Hajredin Boja ende nuk ka dhënë deklarime për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë.

Sipas fotove që ka publikuar vetë në rrjetet sociale, i riu 26-vjeçar ishte fans i Donjeta Kosumit, këngëtares e kërcimtares nga Kosova që njihet ndryshe si Kallashi. Madje në njërin krah kishte bërë tatuazh dhe pseudonimin e shoëgirl-it. Nga ana tjetër, vëllai i viktimës, Xhevahir Mici shprehet se Spitali Psikiatrik nuk e mbante më të riun dhe se thirrën policinë për ta marrë, me qëllimin për ta dërguar në spitalin e burgut. Ai akuzon institucionet për neglizhencë, teksa thekson se nga policia nuk kanë marrë ende shpjegime se si ndodhi ngjarja.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ndodhi rreth orës 21:00, kur Mici u lejua të dilte nga izolimi për të pirë një cigare. Me çakmakun që kishte në dorë, 26-vjeçari i akuzuar për dhunë në familje u fut në qeli, i vuri zjarrin dyshekut dhe më pas shkoi në banjo, ku dhe u gjet i pajetë. Shpresa e tij ishte që efektivët të hutoheshin nga tymi e të arratisej. Çakmaku iu gjet në xhep bashkë me cigaret. Por vëmendjen policëve ua kishte marrë diçka tjetër, ndeshja Spanjë-Shqipëri.

Për rrjedhojë, Dilaver Idrizi që u prangos pasi hodhi gruan e tij nga kati i tretë i pallatit ku jetonin u dëmtua. Efektivi që ndërhyri Hajredin Boja u plagos gjithashti. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri në pranga dy inspektor policie, Fatmir Isufin e Hajredin Bojën që mbeti i plagosur. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për dy inspektorët e tjerë, Lutfi Muça e Mark Marashi si dhe komisarin Ylli Çollaku. Të gjithë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa në parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mosdhënie ndihme.  

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“K… rruspie, s’jam djali yt”, si e kërcënonte Mici të ëmën, në xhep iu gjet çakmaku blu

FOTO- Ky është Arben Mici që vdiq në komisariat, ‘fans i zjarrtë’ i Kallashit

Ngjarja në Kamëz, efektivët e njoftuan zjarrfikësen kur situata doli jashtë kontrollit

U plagos në zjarrin që ra në qeli, flet Idrizi: Nga dhoma më nxorri efektivi….

VIDEO- Hi e errësirë, çfarë ka mbetur nga qelia e shkrumbuar në Kamëz, vdiq 26-vjeçari

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici dilaver idrizi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez arben mici dilaver idrizi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll