Politike

Mandatet/ Deputeti i LSI-së i përgjigjet Fleckenstein-it: S’duam shërbime të dështuara

21 Shkurt 2019, 14:42 Nga DOSJA
Mandatet/ Deputeti i LSI-së i përgjigjet Fleckenstein-it: S’duam

TIRANË- Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka sulmuar ndërkombëtarët pas thirrjeve për të mos djegur mandatet dhe për një protestë të qetë, pa dhunë, pasi po rrezikojnë demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në BE.(Lexo këtu) 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu i është kundërpërgjigjur Knut Fleckenstein, duke thënë se gjatë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.

 

 Postimi i plotë i Përparim Spahiut

Për shokun Knut!
Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese. Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.

Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë. Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm. BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!

Paraditen e sotme opozita zhvilloi një protestë paqësore para parlamentit. Më pas lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u drejtuan në Kryesinë e kuvendit për të dorëzuar mandatet.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve knut fleckenstein lulzim basha perparim spahiu protesta e opozites 21 shkurt djegia e mandateve knut fleckenstein lulzim basha perparim spahiu protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll