Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Shqipëria sfidon Spanjën, Reja nuk heq dorë nga moduli

26 Mars 2022, 17:50 Nga DOSJA

SPANJË- Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do luajë sot në 19:45 një test miqësor me Spanjën. Sfida do zhvillohet në RCDE Stadium në Barcelonë, ndërsa Enrique dhe Edy Reja kanë zbardhur formacionet titullare.

Italiani i Shqipërisë ka hedhur në fushë Cikalleshin krah Brojës, dilema më e madhe e pragndeshjes. Në portë luan Berisha me shiritin e kapitenit, ndërsa në mbrojtejn me tre rreshtohen Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Balliu dhe Hysaj në krahët e mesfushës, ndërsa Gjasulla, Laçi dhe Bare krijojnë digën kuqezi.

Dueli vjen në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet zyrtare të qershorit, teksa kuqezinjtë do zbresin në fushë për të parën herë këtë vit. Dueli gjykohet nga Trustin Farrugia Cann nga Malta.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport shqiperia spanja shqiperia spanja

Sondazh

Poll