Sport

Basti i bujshëm nga një tifoz, vë gjithçka kundër Italisë dhe fiton shumën e madhe

26 Mars 2022, 16:59 Nga DOSJA
Basti i bujshëm nga një tifoz, vë gjithçka kundër

ITALI- Italia është sërish jashtë Kupës së Botës. Në Palermo u zhvillua një psikodramë e vërtetë për të kaltrit që u mund nga Maqedonia e Veriut. Askush nuk e priste.

Askush përveç një bastvënësi me fat, i cili, ka vënë gjithçka kundër kombëtares së tij dhe ka arritur të fitojë mijëra euro.Gjithçka ndodhi në La Spezia, ku një njeri që ka mbetur anonim ka marrë me mend rezultatin e saktë, duke fituar 110 mijë euro.

Tifozi vendosi bast rreth 1500 euro për 0-1 në favor të kombëtares ballkanike, falë golit të Trajkovskit në minutat e fundit të ndeshjes. “Basti është vënë në një sallë bastesh në periferi të qytetit ku është folur vetëm për këtë bast”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport italia maqedonia e veriut italia maqedonia e veriut

Sondazh

Poll