Sport

Nga Hollywood në futbollin anglez, aktori George Clooney gati të blejë skuadrën e Rooney-t

26 Mars 2022, 16:32 Nga DOSJA
Nga Hollywood në futbollin anglez, aktori George Clooney gati të

ANGLI- Derby County, një klub që në vitet ’70 fitoi dy herë Premier League dhe shkoi deri në gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve, duke u eliminuar nga Juve, sot është në vështirësi të mëdha financiare. Në fakt, skuadra drejtuar nga Wayne Rooney është në administrim të kontrolluar dhe për këtë arsye ka marrë tashmë 21 pikë penalizim: janë 46 janë në fakt ato të fituara në fushë, por vetëm 25 të reflektuara në renditje.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, presidenti i ri mund të jetë aktori amerikan George Clooney. Regjisori amerikan jeton në Berkshire me gruan e tij Amal dhe u bë i apasionuar pas ekipit falë kolegut Jack O’Connell, i lindur dhe i rritur në Derby dhe një tifoz i madh.

Tifozët ëndërrojnë. “Derby ka një histori fantastike, një ekip të madh dhe jam i sigurt se ata do të kenë gjithashtu një të ardhme të ndritur – ishin fjalët e Clooney të publikuara nga “Sun” – E di që ka pasur disa probleme së fundmi, por nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet. Interesi im për futbollin është rritur vitet e fundit, madje pak kohë më parë më pyetën nëse doja të bëhesha pjesë e një grupi për të blerë Malagën në Spanjë, ishte një perspektivë emocionuese, por nuk shkoi mirë.

Ndoshta të kesh një ekip futbolli është gjëja më e mirë, kush e di, ndoshta një ditë do të mundem ta kem”. Një shprehje e qartë interesi: dyshja e re Rooney-Clooney tashmë po i çmend tifozët e Derby County.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli derby county george clooney wayne rooney angli derby county george clooney wayne rooney

Sondazh

Poll