Aktualitet

Sherri vazhdon në Fier/ Burri me urdhër-mbrojtje, ish-bashkëshortja i shkon në shtëpi!

26 Mars 2022, 09:54 Nga DOSJA
Sherri vazhdon në Fier/ Burri me urdhër-mbrojtje,

FIER- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi është kapur një flagrancë duke dhunuar bashkëshorten e tij. Në pranga nga rënë shtetasi me iniciale F. H., banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Ndërsa janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë, po ashtu të kapur me raste të veçanta për ushtrim dhune. Si përshembull rasti i një gruaja që shkoi në banesën e ish-it të saj edhe pse me urdhër-mbrojtjeje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi H. K., 57 vjeç, banues në Patos, pasi ka kërcënuar me fjalë kunatën e tij e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. L., pasi ka shkuar në banesën e ish bashkëshortit të saj, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje. U procedua penalisht shtetasi Xh. F., 53 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin E. I., 37 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fierit fier policia e fierit

Sondazh

Poll