Aktualitet

Ekstaradohet nga Italia Gerti Selimaj, si u kap vrasësi i dy vëllezërve Hasho në Vlorë

26 Mars 2022, 10:46 Nga DOSJA
Ekstaradohet nga Italia Gerti Selimaj, si u kap vrasësi i dy

TIRANË- Ekstaradohet nga Italia 47-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë. 47-vjeçari Gerti Selimaj është arrestuar në Itali në muajin mars të vitit 2021 pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia për një vrasje të kryer në vitin 1998, ku u mori jetën dy vëllesërve, Beqir dhe Elmaz Hasho. 

Si ndodhi ngjarja në Vlorë?

Njoftim i plotë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë. Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët italianë, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: G. S., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.

Rrethanat e ngjarjes: Në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shtetasi G. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit B. H. dhe E. H., të cilët për pasojë kanë humbur jetën. Pas ekstradimit në Shqipëri, Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, në zbatim të vendimit penal për masën e sigurisë, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datën 09.02.20

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 47-vjeçari gerti selimaj arrestohet 47-vjeçari gerti selimaj

Sondazh

Poll