Aktualitet

‘Fierza drejt ‘zhdukjes’, liqeni i Kukësit në nivelet më të ulëta në dy dekadat e fundit

26 Mars 2022, 11:02 Nga DOSJA
‘Fierza drejt ‘zhdukjes’, liqeni i Kukësit në

KUKËS- Liqeni i Fierzës, i cili është rregullatori hidrik i tre hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, duket se ka arritur në pikën kritike.

Pamjet që vijnë nga zona tregojnë se prurjet janë në nivelet më të ulëta të shënuara gjatë dy dekadave të fundit në rreth 80 metër kub ujë në sekondë. Nga të dhënat e fundit rezulton se niveli i liqenit të Fierzës bie rreth 1 cm në 24 orë.

Zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka publikuar në Facebook disa foto ku shihet rënia e ndjeshme e nivelit të ujit në liqen.

Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhë.”- shkruan ai.

Ministria e Kulturës ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë sa të munden energjinë. Korporata Elektroenergjetike shqiptare deri në 22 mars ka shpenzuar 6.2 milionë euro për të blerë 272 mijë megavat energji, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e vendit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet liqeni i fierzes zef çuni liqeni i fierzes zef çuni

Sondazh

Poll