Aktualitet

2 shpërthime brenda natës në Shkodër, kryebashkiaku Spahia: Të zbardhet urgjent

26 Mars 2022, 10:52 Nga DOSJA
2 shpërthime brenda natës në Shkodër, kryebashkiaku Spahia:

SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka dënuar dy sulmet me eksploziv të ndodhur mëngjesin e sotëm, duke u shprehur se sulme të tilla rrisin pasigurinë dhe se Shkodra nuk do i përkulet kurrë krimit. Me një postim të shkurtër në rrjetet e tij sociale, ai kërkon nga Prokuroria e qytetit që të zbardhë sa më parë ngjarjen.

“Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune. Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre. Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë! Shkodra nuk i përkulet krimit!,”- shkruan Bardh Spahia.

LAJMI KRYESOR: 2 shpërthime në Shkodër/ Eksploziv bizneseve, njëri në pronësi të Bushatit, tjetri i Licëve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bardh spahia shperthim ne shkoder bardh spahia shperthim ne shkoder

Sondazh

Poll