Aktualitet

‘Rithemelimi’ inspekton selinë, Noka: Do çbunkerizohet, PD e hapur edhe për Bashën!

26 Mars 2022, 11:23 Nga DOSJA
‘Rithemelimi’ inspekton selinë, Noka: Do çbunkerizohet,

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka shkuar sërish sot në selinë e PD-së për të parë nga afër bukerizimin e selisë blu. Pasi kontrolluan në çdo kat, edhe në tarracë, gjithë ndryshimet e bëra, anëtarët e Komisionit, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Klevis Balliu dhe të tjerë, ndaluan për të dhënë një deklaratë para mediave të pranishme.

Nga tarraca, Flamur Noka ka deklaruar se tashmë Partia Demokratike do t’i kthehet normalitetit dhe se do të jetë e hapur për të gjithë, madje dhe për Lulzim Bashën. Ndërsa sa i përket vendimit të marrë nga Gjykata e Tiranës, i pyetur nëse Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë pranuar në heshtje vendimin për regjistrimin e statutit të Berishës, Noka tha se drejtësia foli më 25 mars, ndërsa populli opozitar më 6 mars.

Ndërsa shtoi se javën që vjen do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, me në krye të Enkelejd Alibeajn. Po ashtu, lidhur me akuzat e Gazment Bardhit se gjyqtari është takuar me përfaqësues të Rithemelimit, gjë që sipas tij ka ndikuar në marrjen e vendimit, por Noka tha se ka foto që edhe njerëz të Bashës janë takuar me Zhukrin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Dha dorëhiqjen pas 24 vitesh! Flamur Noka rikthen në punë rojen: Je legjendar në PD

Jo si kryetar të komanduar! Noka: Enkelejd Alibeajn e respektojmë, por si kryetar grupi

Flamur Noka: Kam foto të gjyqtarit duke pirë kafe me njerëz të Bashës, s’kanë vlerë

A ka vend për Lulzim Bashën në PD? Ja si përgjigjet Flamur Noka

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll