Aktualitet

“Kompensimi”-Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, ‘kapet’ SKEMA, pranga edhe klienti

26 Mars 2022, 10:09 Nga DOSJA
“Kompensimi”-Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë,

TIRANË– Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar, i identifikuar me inicale A.Z., i cili bënte ndërmjetësimin me klientët, ndërsa një 33-vjeçare shfrytëzohej për prostitucion. Në pranga ka rënë edhe një 33-vjeçar nga Kukësi me iniciale Xh.T., me shumë gjasa “klienti” i të resë nga Kombinati. Për grupin, Policia kishte nisur hetimin prej disa muajsh, por u finalizua sot.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Compensation”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shfrytëzimit për prostitucion. Vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Compensation”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; – E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”; – Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni compensation tirane operacioni compensation tirane

Sondazh

Poll