Aktualitet

I vunë tritol tek prona, Xhemal Bushati për Dosja.al: Unë s’kam probleme, ta gjejë shteti

26 Mars 2022, 10:47 Nga DOSJA
I vunë tritol tek prona, Xhemal Bushati për Dosja.al: Unë

SHKODËR- Dosja.al ka kontaktuar me ish-kandidatin e Partisë Demokratike për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati. Në një telefonatë, ai është sqaruar se në fakt bisnesi nuk është i tij, por vetëm ndërtesa, 2 katet e të cilës i ka lënë me qera. Po ashtu, ndër të tjera, Bushati ka hedhur poshtë edhe aludimet e ndryshme se e gjithë ngjarja ka të bëjë me ndonjë përgjigje për ndonjë premtim të pambajtur gjatë fushatës, apo ndonjë konflikt personal.

Në përgjigjet e tij, ai shton se është detyrë e shtetit që të zbardhi të dyja ngjarjet dhe të vendosë autorët para drejtësisë, por ai nuk ka një emër. Disa herë përsërit se nuk ka probleme me askënd.

“Unë s’kam problem me askënd. S’i kam premtuar askujt asgjë në fushatë. Unë isha i vetmi që thosha kam punuar për Shkodrën. Vetëm ndërtesa është e imja, unë jetoj në katin e tretë. Lidhje me tritolin në biznesin tjetër? Nuk e di, s’mund ta them. Sulm politik? S’mendoj asgjë! Unë për vete nuk kam asgjë, asnjë lidhje me asgjë. Unë ndërtesën e kam dhënë me qera. Duhet ta gjej shteti autorin dhe të zbardhë ngjarjen, unë nuk dyshoh tek njeri sepse s’kam probleme me asnjë,”-tha në fjalën e tij për Dosja.al demokrati.

LAJMI KRYESOR: 2 shpërthime në Shkodër/ Eksploziv bizneseve, njëri në pronësi të Bushatit, tjetri i Licëve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shperthim ne shkoder xhemal bushati shperthim ne shkoder xhemal bushati

Sondazh

Poll