Aktualitet

Tritoli në biznesin e Bushatit, reagon PD: Zbuloni përgjegjësit e këtij agresioni

26 Mars 2022, 09:20 Nga DOSJA
Tritoli në biznesin e Bushatit, reagon PD: Zbuloni përgjegjësit e

SHKODËR-Partia Demokratike ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në biznesin e kanditatit në zgjedhjet lokale të 6 Marsit, Xhemal Bushati.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat PD ka dënuar me sulmin me eksploziv ndaj pronës së Bushatit duke theksuar se familja e tij për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime.

‘Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.”-thuhet në deklaratë.

Deklarata:

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!

LAJMI KRYESOR/ TRONDITET Shkodra, tritol dy bizneseve, njëri pronë e kandidatit të PD në zgjedhjet lokale

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike xhemal bushati partia demokratike xhemal bushati

Sondazh

Poll