Aktualitet

Shpërthimet në Shkodër, policia jep detaje nga ngjarja që tronditi qytetin në mesnatë

26 Mars 2022, 07:33 Nga DOSJA
Shpërthimet në Shkodër, policia jep detaje nga ngjarja që

SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dy shpërthimet e tritolit në qytetin e Shkodrës gjatë mesnatës.

Sipas njoftimit të policisë, një nga bizneset ku u vendos tritoli i përkiste ish-kandidatit të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 6 Marsit, Xhemal Bushati ndërsa biznesi tjetrë në pronësi të F.M.

Bushati kishte në pronësi biznesin i cili ndodhej pranë pendonales së qytetit dhe vetë banonte në katin e tretë të ndërtesës ku ndodhi shpërthimi.

Ende nuk bëhet e ditur nëse dy shpërthimet me një distancë prej 10 minutash kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LAJMI KRYESOR/ TRONDITET Shkodra, tritol dy bizneseve, njëri pronë e kandidatit të PD në zgjedhjet lokale

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shperthim ne shkoder xhemal bushati shperthim ne shkoder xhemal bushati

Sondazh

Poll