Aktualitet

Një vit nga tragjedia ku humbi jetën Arjan Sala, u sakrifikua për të shpëtuar kolegët

26 Mars 2022, 10:08 Nga DOSJA
Një vit nga tragjedia ku humbi jetën Arjan Sala, u sakrifikua për

TIRANË– Si sot një vit më parë u shua nën flakët e zjarrit 32-vjeçari Arjan Sala i cilësuar edhe si HERO pasi mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët pas një zjarri që shpërtheu në magazinën e katit të nëndheshëm të qendrës tregtare ‘Casa Italia’. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në qendrën tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Arjan Sala ishte i martuar dhe baba i një fëmije 2 vjeçar. Ai ishte i vetmi që punonte në familjen e tij. Jetonte me bashkëshorten, djalin, nënën dhe të atin. Familjes i ka siguruar të ardhura që në moshën 18 vjeç, kur nisi edhe punën e parë.

Trupi i 32-vjeçarit u nxorr pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit. Ka qenë xhaxhai i të riut ai i cili ka bërë të mundur identifikimin e trupit. Vdekja e të riut erdhi si pasojë e asfiksisë, pasi trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur dhe me disa djegie, por pa prishur strukturën.

Punonjësit kanë treguar se Sala ka hyrë në katin përdhe, për të nxjerrë disa prej punonjësve që merreshin me sistemimin dhe më pas ka marrë një fikëse zjarri portative, ku ka tentuar të shuajë flakët, por pa mundur që t’ia dalë, dhe mbeti i bllokuar për rreth 60 orë. Sipas ekspertizës paraprake 32-vjeçari ka luftuar deri në fund për të shmangur djegien dhe flakët, por nuk ja ka dalë dot me tymin e madh në një ambient 100% të mbyllur.

Arjan Sala la pas një djalë të vogël 2-vjeçar, bashkëshorten e tij, prindërit dhe vëllanë e vetëm.

Shërbimet zjarrfikëse dolën në përfundimin se magazina që u përfshi nga flakët nuk kishte kushtet e duhura për tu mbrojtur në raste emergjence dhe për këtë arsye është gjobitur biznesi dhe pronari ,Pëllumb Alimadhi. Konkluzionet përfundimtare të ekspertizës kanë zbuluar se neoni ishte i amortizuar dhe në pjesën më të madhe qëndronte i tejnxehur dhe ndodhej shumë pranë një dollapi me rroba sintetike. Si pasojë e shkëndijës, rrobat aty pranë morën flakë dhe zjarri u përhap në mënyrë masive në të gjithë magazinën.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll