Aktualitet

VD-Lëviznin me 51,5 kg kanabis në makinë, arrestohen 2 persona në Korçë

26 Mars 2022, 09:29 Nga DOSJA
VD-Lëviznin me 51,5 kg kanabis në makinë, arrestohen 2 persona

KORÇË– Policia e Korçës ka finalizuar operacionin ‘Restart ku dy persona janë arrestuar pasi në makinë ju gjetën rreth 51,5 kg kanabis.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë shtetasit Defrim Bardhushi dhe Elvis Venxha si pjesë e një grupi kriminal i cili trafikonte lëndë narkotike drejt shtetit grek.


Njoftimi i policisë:

“Finalizohet faza e pestë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar katër muaj më parë.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas dhe sekuestrohen 51.5 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në 12 numri i të ndaluarve dhe në 373.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur katër muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e pestë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• D. B., 33 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, (i cili ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

• E. V., 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të  grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, po transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin ata po udhëtonin, në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Drejtuesi i mjetit shtetasi E. V., sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë dhe u neutralizua.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 pako, me peshë totale 51.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit'”.

vijon

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet defrim bardhushi elvis venxha policia e korces defrim bardhushi elvis venxha policia e korces

Sondazh

Poll