Politike

Fatmir Mediu në Asamblenë e OSBE-së: Si do të përfshiheni që të gjendet zgjidhja për protestat?

21 Shkurt 2019, 14:30 Nga DOSJA
Fatmir Mediu në Asamblenë e OSBE-së: Si do të

Kryetari i Partisë Republikane, ka qenë i pranishëm në vjen në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Mediu ka folur para përfaqësuesve të tjerë të OSBE-së për protestën e qytetarëve kundër qeverisë, korrupsionit, krimit të organizuar dhe kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai ka replikuar me politikanin sllovak, Miroslav Lajçak, për protestën e opozitës, ndërsa ka shtruar pyetjen se si do të përfshihet Asambleja Parlamentare e OSBE-së, në kërkesën për zgjedhje të lira. 

Në fjalën e tij në OSBE, Mediu është shprehur:

“Në prezantimin tuaj ju përmendët se fatkeqësisht ne po protestojmë në Tiranë, si do të përfshihet Asambleja Parlamentare e OSBE-së në kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit në mënyrë që të gjendet një zgjidhja e këtyre protestave. Një pyetje për z. Lajçak. Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë diskutime në lidhje me ndryshimet e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë gjë e cila përcjell shqetësim në Ballkan dhe konflikt në rajon. Cili do të jetë roli juaj në lidhje me këtë çështje?”

Kujtojmë se Fatmir Mediu ende nuk ka dorëzuar mandatin e deputetit për shkak se nuk ndodhet në Shqipëri. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir mediu osbe protesta e opozites fatmir mediu osbe protesta e opozites

Sondazh

Poll