Aktualitet

Takimi me Berishën/Alibeaj s’bën hapa pas: Është ‘non grata’, të ndjekë shembullin e Bashës

25 Mars 2022, 15:01 Nga DOSJA
Takimi me Berishën/Alibeaj s’bën hapa pas: Është

TIRANË– Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se nuk është tërhequr edhe pas takimit me liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Pas takimit me të në selinë e PD-së, Alibeaj tha se asnjë person “non grata” nuk mund të mbrojë interesat e demokratëve për t’u përballur me të ashtuquajturin regjimi i Edi Ramës.

Në konferencë për shtyp, ai tha se gjatë bisedimeve i kishte bërë edhe një herë të qartë Sali Berishës se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA, duke e ftuar që të ndiqte shembullin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Por konferenca e tij për shtyp është ndërprerë, pasi një grua ka ndërprerë gjithçka me të bërtitura, e cila ka tentuar të ndërpresë gjithçka.

Ajo është nxjerrë jashtë nga sigurimi, por ka vazhduar të bërtasë në korridorin e PD edhe pse Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, u përpoq që ta qetësonte. Sërish në mbledhje, Enkelejd Alibeaj përsëriti edhe një herë se vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës për njohjen e Statutit të 11 dhjetorit ishte skandaloz, ndërsa tha se do të pranonte vendimin kur të fliste Apeli.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Alibeaj: Basha pasojat i mori me vete me aktin e dorëheqjes

Alibeaj flet si kryetari i PD: Regjimi s’përballet duke pasur pas vete targat ‘non grata’

LAJMI I FUNDIT/ Alibeaj ndan DETAJE me të gjithë: Ç’i thashë Berishës, ai s’pranoi hapa pas

‘Hëngra kek tek…’/ Gruaja flet përçart, Gaz Bardhi e nxjerr jashtë: Të lutem, qetësohu!

VD-Sherr në PD! Alibeaj flet, ulëret një grua:Vare poshtë, more vare poshtë, poshtë more…

Alibeaj i ASHPËR, nuk e përmend me emër Berishën: Personi që ishte ulur këtu…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll