Aktualitet

“Konkurrenca” gjobit kompanitë e shitjes së plehrave kimike

25 Mars 2022, 14:43 Nga DOSJA
“Konkurrenca” gjobit kompanitë e shitjes së plehrave

TIRANË- Komisioni i Konkurrencës ka gjobitur 3 ndërmarrje të cilat operojnë në tregun e importit dhe të shitjes me shumicë të plehrave kimike, Dap, Nitrat dhe Urë. Tre ndërmarrjet e gjobitura janë AGRO BLEND, MBM, dhe CACA.

Në deklaratën e dhënë nga Autoriteti i Konkurrencës, kompania “AGRO BLEND” u gjobit në shumën 118,978,015 lekë, kompania MBM në shumën 66,088,573 lekë, dhe CACA në shumën 7,087,994 lekë.

VENDOSI:

Mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK.

Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003. III. Gjobitjen e ndërmarrjes MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

Gjobitjen e ndërmarrjes CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003. Monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurrences komisioni i konkurrencës autoriteti i konkurrences komisioni i konkurrencës

Sondazh

Poll