Aktualitet

VD-Korrupsioni, Manja paralajmëron MEGAOPERACIONIN: Kemi një super-dosje në bregdet  

25 Mars 2022, 11:40 Nga DOSJA
VD-Korrupsioni, Manja paralajmëron MEGAOPERACIONIN: Kemi një

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për shtyp duke paralajmëruar një goditje të fortë të korrupsionit në vend. Në një konferencë për shtyp, që tashmë është kthyer traditë që mbahet çdo javë, ministri Manja përshëndeti aksionin e djeshëm të arrestimeve të punonjësve të Kadastrës së Sarandës, ndërsa shtoi se një shumë më i madh po finalizohet. Sipas tij, drejtoria Anti-Korrupsion ka në proces një superhetim me të gjitha abuzimet me pronën publike dhe private nga veriu në jug me fokus të veçantë bregdetin, që nuk kufizohet vetëm në 8 vitet e fundit, por preferoi që të mos jepte detaje të tjera lidhur me aksionin.


Drejtoria anti-korrupsion ka në proces një super hetim me abuzimet në pronën publike e private nga veriu në jug me fokus bregdetin. Dosja e hetimit, e cila shtrihet në kohë, dhe flas jo vetëm në periudhën e qeverisjes tonë, por që kur kanë filluar abuzimet me pronën publike e private në Shqipëri. Në këtë hetim përfshihen ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktual të Kadastrës, pavarësisht rangut dhe detyrës që mbajnë, shumë shpejt do të përfundojnë në SPAK,”– tha Manja ndër të tjera.

 

FJALA E PLOTË E ULSI MANJËS:

Dje në Sarandë u vënë në pranga disa persona që abuzonin. Ky është rasti i tyre pas arrestimit të zyrtarëve të AKU në Fier. Besoj dhe shpresoj fort se ka nisur një erë e re në bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e agjensive ligjzbatuese në vend me organet e reja të drejtësisë në Shqipëri. E nxis prokurorinë të vazhdojë të rrisë performancën e saj dhe për të tjera kallëzime që janë dorëzuar nga drejtoria antikorrupsion. Asnjë zyrtar dhe ish-zyrtar abuzues me detyrën e shtetit nuk duhet të ndihet i sigurt dhe as ta bëjë gjumin e qetë. Dua të falenderoj qytetarët që denoncojnë. Hetimi, kallëzimi dhe aksioni i djeshëm ka ardhur pas denoncimit të një qytetari. Dua po ashtu të ftoj qytetarët se denoncimet nuk duhet ti bëjnë vetëm pasi nuk zgjidhin hall, por menjëherë sapo zyrtarët i shtyjnë në korrupsion apo nuk i japin shërbimet që i takojnë sipas ligjit. Nëse qytetari mbaron punë me zyrtarin dhe pastaj ankohet, minimumi është bashkëpunëtor në nxitjen e korrupsionit në Shqipëri. Ne duhet ta zhdukim këtë mentalitetin e mbarimit të hallit duke paguar nëndorë. Nuk kemi mbaruar punë as me Kadastrën e Sarandës dhe as të gjitha zyrat e Kadastrës në Shqipëri. Drejtoria anti-korrupsion ka në proces një super hetim me abuzimet në pronën publike e private nga veriu në jug me fokus bregdetin. Dosja e hetimit, e cila shtrihet në kohë, dhe flas jo vetëm në periudhën e qeverisjes tonë, por që kur kanë filluar abuzimet me pronën publike e private në Shqipëri. Në këtë hetim përfshihen ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktual të Kadastrës, pavarësisht rangut dhe detyrës që mbajnë, shumë shpejt do të përfundojnë në SPAK. Në emër të qeverisë them se çdo nëpunës publik që e shet për shërbim publik kundrejt ryshfetit do të përballet me forcën e ligjit. Ky është vullneti i palëkundur i kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin në administratën publike dhe shtetërore. Dua të jem i drejtpërdrejtë në përgjigje, nuk është vetëm kadastra fokusi i njësisë antikorrupsion. Aktualisht po trajtohen mbi 700 raste të ankesave të qytetarëve pranë njësisë antikorrupsion dhe për agjensi të tjera. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete, por fokusin e ankesave e kemi për Agjensinë Shtetërore të Kadastrës. Duhet të thënë në fakt që pas ndërhyrjes së njësisë antikorrupsion, nuk është e gjitha bardh e zi por po flasim për abuzime në pronën publike dhe private të tjetërsuar nga ish zyrtar dhe zyrtar aktual. Super hetimi që kemi në dorë nga veriu në jug me fokus për pronat në bregdet, do të jetë shumë shpejt, por përfshihen dhe zyrat vendore të Kadastrës, jo vetëm bregdetin. Më së shumti qytetarët ankohen për tjetërsim pronash.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aksioni i anti-korrupsionit kadastra ulsi manja aksioni i anti-korrupsionit kadastra ulsi manja

Sondazh

Poll