Aktualitet

VD-E RIKONFIRMON! Berisha: Futem në garë për kreun e PD

25 Mars 2022, 15:11 Nga DOSJA
VD-E RIKONFIRMON! Berisha: Futem në garë për kreun e PD

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të garojë sërish për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Në një deklaratë përmediat, pas një takimi që pati me kryetarin e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Berisha tha se do të jetë në garë të hapur dhe fton çdo koleg që të garojë. Lideri historik i PD-së shtoi se për të tashmë ka vendosur 6 marsi dhe se garanton që çdo proces do të ketë votë të lirë.


“Që të them se, më detyron të përsëris përgjigjen, do të jem, do të jem. Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet e jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme, me rregulla. I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Por, nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosi një lëvizje, unike në llojin e saj, anëtarësia ka në dorë fatin tim,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Gjykata njohu 11 dhjetorin, ‘Rithemelimi’ shkon në seli,mbledhje me Bardhin e Alibeajn

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike rithemelimi merr pd sali berisha rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll