Sport

Mancini gati në lot, e ardhmja si trajner i Italisë dhe mesazhi për lojtarët; Unë i dua…

24 Mars 2022, 22:40 Nga DOSJA
Mancini gati në lot, e ardhmja si trajner i Italisë dhe mesazhi

ITALI- Roberto Mancini, trajneri i Italisë dukshëm i mërzitur për eleminimin nga Maqedonia e Veriut, në play-offin e gjysmëfinales së Kupës së Botës Katar 2022. ‘Nëse kampionati Europian ishte kënaqësia ime më e madhe, sonte është zhgënjimi im më i madh në nivel profesional – tha trajneri italian.

“Gjëra të pabesueshme ndodhin në futboll dhe sonte ndodhi. Disa ndeshje janë të tilla, është e vështirë të flasësh për ndeshjen. Fitorja në kampionatin Europian ishte e merituar, fati europian është kthyer në fat të keq. Ne dominuam grupin, ja ku jemi.” Trajneri foli edhe sa i përket të ardhmes si trajner; ” Zhgënjim shumë i madh, nuk flitet për të ardhmen në këtë situatë”.

Në fund tekniku ka mbrojtur skuadrës; “Në nivel njerëzor, unë i dua djemtë më shumë sonte sesa në korrik. Kemi lojtarë të mirë që mund të kenë një të ardhme të shkëlqyer”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport italia mancini italia mancini

Sondazh

Poll