Sport

Turqia bën ‘vetëvrasje’, Portuglia e Ronaldos shkon në finale; kualifikohet Uellsi

24 Mars 2022, 22:03 Nga DOSJA
Turqia bën ‘vetëvrasje’, Portuglia e Ronaldos shkon

PORTUGALI- Portugalia frikësohet por kalon në raundin final të Play-Off për kualifikueset e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar. Në Porto, luzitanët mposhtin Turqinë me shifrat 3-1. Otavio do të shënonte në minutën e 15′ golin e parë dhe në tre minuta nga përfundimi i pjesës së parë Diogo Jota do të shënonte të dytin.

Portugalia e mendoi të lehtë takimin, por nuk rezultoi kështu në 45 minutëshin e dytë. Turqia mori frenat e lojës dhe goli i parë do të shënohej në minutën e 63′ nga Burak Yilmaz, ndërsa do të ishte sulmuesi që në minutën e 83′ dështoi të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Nunes shënoi në minutën e 94′ për Portugalinë.

 

Kualifikohet në finale të play off-it edhe Uellsi, që mposhti 2-1 Austrinë. Gareth Bale realizoi një gol fantastik nga goditja e lirë në minutën e 25-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë realizoi të dytin personal, që mjaftoi për kualifikimin, pasi autogoli i Davies në të 65-tën nuk mjaftoi për ta çuar ndeshjen në shtesë. Uellsi do të luajë në finale me fituesin e çiftit Ukrainë – Skoci (ende nuk është vendosur se kur do të luhet).

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport portugalia ronaldo turqia uellsi portugalia ronaldo turqia uellsi

Sondazh

Poll