Politike

‘S’kam marrë tokë nga shteti’, faqja zyrtare hedh poshtë deklaratën e Gaz Pajës

24 Mars 2022, 19:52 Nga DOSJA

TIRANË– Vendimi që i ka dhënë ‘OK’ ndërtimit të resortit në Dhërmi nga kompania ‘Startek’ dhe ajo e aktorit të humorit Gazmend Paja ‘Ecotech Energy Services’ hedh posht deklaratën e vetë aktorit që pretendon se toka nuk ku do të bëhet hoteli dhe vilat nuk i përket shtetit. Në faqen zyrtare të projektit thuhet se ai do të zhvillohet në pronë private dhe një pjesë në tokë publike. Vetë Paja tha më herët se nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti. 

Dakortësia me gjithë pronarët e ligjshëm të pronave në këtë zonë, ku me një pjesë të pronarve pasi janë nënshkruar marrëveshjet përkatëse, ndërsa me pjesën tjetër jemi ende në fazë negocimi. Përgënjeshtrojmë me forcë shpifjet në qarkullim dhe theksoj se që nga fillimi i këtij procesi e deri me sot, nga ana jonë, NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE,”-shkruante Paja.

Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro. Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar.

Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdoret për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazmend paja gazmend paja

Sondazh

Poll