Politike

Berisha në Kuvend: INSTAT është kthyer në veglën e Ramës e Don Agaçios, tjetërson shifrat

24 Mars 2022, 17:30 Nga DOSJA
Berisha në Kuvend: INSTAT është kthyer në veglën e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar qeverinë Rama se po manipulon të dhënat e Institucionit Statistikor që tregojnë situatën aktuale ekonomike dhe financare. I pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se të dhënat e Instat përdoren dhe nga institucionet ndërkombëtare dhe duke i manipuluar ato, mashtrohen qytetarët.

“Debati bëhet për një ligj që lidhet me statistikat, jashtëzakonisht i rëndësishëm për politikat, perspektivën dhe të shkuarën, arkivën e vendit. Jam këtu për të deklaruar se ky institut me ndërhyrjet brutale të kreut të qeverisë, është shndërruar në një kufomë politike. Ligji i jep isntitutit të statistikës varësi parlamentare. Për të dëshmuar të kundërtën dhe futjen e tij në xhep me një vendim, datë 24,3,2021 detyron publikimin e të dhënave të Këshillimit Kombëtar nga INSTAT. Dhe e shpall këtë si një statistikë zyrtare, mirëpo ligji këtu njeh tre institucione në Shqipëri, ISNTAT, Ministrisë së Financave e Bankës Kombëtare. Jo me ligj, por me vendim qeverie e drejta e statistikës i ngarkohet agjencisë së sondazheve false të Don Agaçios dhe Edi Ramës. Kërcënim të madh të pozicionit të INSTAT në raport me Eurostat. Evropa të gjitha statistikat i merr nga INSTAT-i duke menduar se nuk varet nga qeveria. Neni dhe ligji e ngarkon drejtorin që të zbatojë ligjin. Por tani po server të dhënate Ramës si tregues të vërtetë statikpr. Gjithnjë ai institute ka rëndësi të madhe për politikat e vendit. Kërkoj urgjentisht ndërprerjen e çdo lidhjeje mes INSTAT dhe Agjecisë së mashtrimit të qeverisë shqiptare. I bëj thirrje me urgjencë. Janë shndërruar në një instrument të verbër. Duhet të marrë fund njëherë e mirë marrja e pushtetit të parlamentit nga qeveria. Dule foli për regjistrimin, kush e beson një regjistrim të tillë në këtë institute. Nuk e beson dot askush në të dhënat sociale, në asgjë. Është shndërruar de fakto në një papagall të Edi Ramës. Kush e beson inflacionin e tyre, japin shifrat që jep qeveria. Të ndërpritet urgjentisht dhënia e inflacionit nga ky institucion dhe t’i kalojë Bankës së Shtetit. Një inflacion që është 20% del 7%. Mos luani me statistikat, loja me statistikat është lojam e thelbin, jam këtu për të denoncuar shkatërrimin që i bëhet institutit të statistikave. Kërkoj urgjentish të merren masa në të kundërt ne do të bëjmë të gjitha demarshet tona pranë parlamentit evropian dhe instancave të tjera,”-  u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 24 mars 2022 sali berisha seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll